Paloka: Ja emrat e PD-së për
komisionin e reformës zgjedhore

Paloka: Ja emrat e PD-së për<br />komisionin e reformës zgjedhore
TIRANE - Partia Demokratike ka emrat e saj për anëtarët e komisionit që do të ngrihet për reformën zgjedhore. Kreu i grupit të djathtë parlamentar Edi Paloka bëri publik emrat e opozitës për këtë komision duke u bërë partia e parë që përcakton emrat e deputetëve që do të bëjnë reformën zgjedhore. Oerd Bylybashi, hartuesi i dy Kodeve të fundit elektorale, në cilësinë e ekspertit të PD do të bashkëkryesojë komisionin e posaçëm së bashku me një socialist. Në ndihmë të tij do të jetë dhe ish kryetari i KQZ-së Arben Ristani.

Në këtë komision anëtar do të jenë edhe Gent Strazimiri me Eduard Halimin dhe një anëtar i takon partisë në aleancën e djathtë, asaj Republikane. 

Këtë deklaratë Paloka e bëri pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare të mbajtur mëngjesin e kësaj të hëne, mbledhje në të cilën u refuzua përfshirja në kalendarin e punimeve të kuvendit, të rezolutës së PD-së për heqjen e dekoratave të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Në komisione për këtë çështje do të shqyrtohet vetëm projektligji i propozuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla.

Megjithatë deputeti demokrat tha se opozita do të depozitojë zyrtarisht në administratën e Kuvendit rezolutën për medaljet e dhëna nga qeveria, ku mes tyre ishte edhe persekutori i At Zef Pllumit. Paloka tha se projektligji i paraqitur nga qeveria për heqjen e dekoratave është i paplotë dhe nuk i përfshin të gjitha kërkesat e rezolutës së PD. 

"Rezoluta duhet të votohet në seancën që vjen, sepse u tha në Konferencën e Kryetarëve se nuk është paraqitur zyrtarisht, megjithëse ne e paraqitëm në seancën e kaluar, ne do e paraqesim sot në administratën e kuvendit dhe do të presim të miratohet", u shpreh Paloka. 
 
Interesit të gazetarëve për reformën në drejtësi, Paloka ju përgjigj duke thënë se ky proces mbetet tashmë vetëm në dorën e mazhorancës, e cila sipas tij duhet të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Por kreu i grupit demokrat u shpreh dyshues nëse qeveria dëshiron të bëjë reformë sipas rekomandimeve të Venecias, propozime të cilat kanë marrë pëlqimin e të gjitha palëve politike në vend. 

"Për reformën në drejtësi janë thënë të gjitha. Duhet të flasë qeveria dhe të zbatojë rekomandimet e Venecias, gjë që duket se nuk ka ndërmend ta bëjë. Ne i kemi gati propozimet tona dhe do i dërgohen komisionit të Venecias. Ti thuash komisionit që pasi e ka dhënë mendimin, ne nuk na pëlqeu mendimi na jep një tjetër... Ne do të vazhdojmë këmbënguljen me propozimet tona", - u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Palët janë në pritje të rekomandimeve të Venecias, për draftin e ekspertëve dhe opinionet e bashkangjitura të PD e LSI.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë