TIRANE - Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka flet per fitore të zgjedhjeve edhe pse nga ana tjetër tha se ka pasur manipulime në procesin e votimit. 

“Tentativa për manipulim që ka bërë kjo maxhorancë jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe në ditët e kaluara. Nga të dhënat tona rezulto se ka një abstenim në masë të elektoratit të majtë”, deklaroi Paloka në një intervistë për A1 Report.

Këtë qëndrim, Paloka e mbështet tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje të elektoratit të majtë dhe pjesëmarrje optimale të elektoratit të djathtë.

“Ka një pjesëmarrje optimale të elektoratit të djathtë. Pikërisht për këtë arsye mendojmë që PD ka arritur një fitore që nga jugu deri në veri. Nuk do të deklaroj asnjë nga bashkitë, do të presim të kryhet numërimi”, u shpreh kreu i gripit të PD-së.

Bashkia Kurbin? Për ne nuk ka pasur zgjedhje në Kurbin edhe rezultati për pjesëmarrjen kemi të dhëna që është i manipuluar. Numri i votuesve ka qenë shumë më i vogël sesa deklarohet.
Procesi i votimit? Implikimi i policisë në tentativë për manipulim

Paloka: Ka pasur përpjekje për manipulim, por ne fitojmë
Nderkohe me heret Paloka përmes një deklarate për mediat nga selia blu është shprehur se përpjekjet për manipulim nga ana e mazhorancës kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës, dhe sipas tij PD ka arritur të frenojë disa prej tyre.
 
Në Shkodër një mjet i LSI, ka transportuar materialet zgjedhore. Në Krujë, materialet janë transportuar nga vëllai i Artur Bushit. Kanë votuar disa persona me karta identiteti false. Kemi raporte të plota, ua kemi dorëzuar ndërkombëtarëve, përgjegjësit do të ndëshkohen.”- tha Paloka.
 
Por Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike thekson se pavarësisht këtyre situatave, të dhënat e tyre flasin për fitoren e kandidatëve të djathtë.
 
“Të dhënat tona flasin për fitoren bindëse të kandidatëve tanë. Rama-Meta të mos prekin rezultatin, tani të dëgjojmë rezultatin.”- tha Paloka.



Tabaku: Fletë të plotësuara paraprakisht në kutitë e votimit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar disa raste të manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës.
 
Tabaku tha se Partia Demokratike ka kapur në flagrancë të gjitha rastet, ku fletët e plotësuara paraprakisht janë hedhur në kutitë e votimit për të manipuluar në këtë mënyrë zgjedhjet.
 
Sipas saj është e pamundur të manipulohet vullneti dhe vota që qytetarëve kanë hedhur në kutitë e votimit edhe pse Partia Socialiste ka bërë 9 deklarata të dëshpëruara për shtyp në pak kohë.