Një ditë pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Kukësit, i cili u prit me protesta, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se prania e shumtë e qytetarëve gjatë prezantimit të Safet Gjicit, si kandidat i PS për Bashkinë, nuk është një tregues që populli e do Ramën si Kryeministër. Sipas tij, në atë takim, Rama ka mbledhur me detyrim jo vetëm administratën, por edhe nxënësit e Kukësit. Nga selia blu, Paloka tha se edhe pse kishte me vete mijëra forca speciale dhe ishte i veshur me antiplumb, nuk guxoi të përballej me qytetarët.
Deklaratën e tij, Paloka e mbyll duke thënë se "njerëzit kanë nevojë për një qeverisje me një kryeministër normal, prandaj e përzënë Ramën kudo që shkon me bisht ndër shalë".
Deklarata e plotë
Rama i veshur me antiplumb, mblodhi me detyrim administratën deri tek nxënësit në Kukës, për të zbrazur urrejtjen ndaj shqiptarëve.
Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren. Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.
Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon. Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.
Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin...
Thume mire e ke Paloqe
PërgjigjuTi ke urrehtje patologjike per Ramen dhe kjo eshte puna jote ,por te thuash se te urren populli se ne Kukes kryebashkiaku bashke me adminustraten i ze rrugen jrteministrit , kho eshte idiotizem.Paliqe ata 80 vete qe ishin gjoja pritestues ne ata mijera qe ishin ne takimin me Ramen tregon se ju si PD po zvogeloheni dita dites .Ju si kupole e PD duhet te ikni se jeni simbol i krimit ,hajdutllikut dhe sherrit dhe nje brez i ri duhet tju zevendesoj .
Përgjigju