Paloka: S’kemi kushte për Byronë
Venecia s'ka rrëzuar kërkesat tona

Paloka: S’kemi kushte për Byronë<br />Venecia s'ka rrëzuar kërkesat tona
Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë e pavarur edhe nga Prokuroria, duket se Partia Demokratike është tërhequr edhe nga kërkesat e saj. “Partia Demokratike nuk ka kushte për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por ligji duhet të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili sot drejtoi mbledhjen e përjavshme të deputetëve, në mungesë të kryetarit Basha, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Byroja e Hetimit mbetet një çështje që duhet të ishte zgjidhur. Duhet, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të kalonte në parlament sa më parë. Nëse kjo do të ngrihet, ne do ta diskutojmë këtë si çështje për ta zgjidhur, por nuk kemi kushte”, u shpreh Paloka.
 
Duke komentuar draftin final të reformës në drejtësi i miratuar një ditë më parë nga Komisioni i Venecias, Paloka tha se rekomandimet e ekspertëve të këtij komisioni janë për moslejimin e kapjes politike të drejtësisë. Sipas tij, rrëzimi i 11 kërkesave të PD, nuk është e vërtetë. “Nëse do të merreni për të vërtetë këtë, i bie që të merrni për të vërtetë që Venecia ka vendosur kapjen politike të drejtësisë shqiptare. Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet finale që përputhen me rekomandimet kryesore të cilave komisioni u ka qëndruar që në fillim. Që janë parimet kryesore tona, moslejimin kapjes së drejtësisë dhe dialogu politik. Të dyja këto pika Venecia i ka theksuar që në fillim dhe s’i ka ndryshuar ndonjëherë qëndrimet e saj. Ne vazhdojmë të ulim këmbë që të fillojë sa më shpejt dialogu politik për t’i dhënë udhë reformës në drejtësi. Por presim reagimin e palës tjetër, e cila duket se nuk e ka këtë qëndrim”, tha numri dy i PD.

Gjithashtu, nënkryetari demokrat ka përsëritur dhe njëherë kërkesat e opozitës për funksionimin normal të parlamentit që janë ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit, funksionimi i komisioneve hetimore, si dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuees të tre deputetëve që janë në shkelje me Kushtetutën në kushtet e konfliktit të interesit pasi kanë përftuar fonde publike.

Paloka tha se amendamentet për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit janë dërguar në Kuvend dhe pritet të nisë shqyrtimi në komisionin e ligjeve. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po rikthen përmes derës në Kuvend të larguarit nga dritarja si të inkriminuar. “Ne nuk shohim reagim nga mazhoranca, por kryeministri po bën krejt të kundërtën e asaj që kërkohet. Të asaj që i kërkohen jo vetëm nga opozita, shoqëria shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët. Kemi një qëndrim arrogant të kryeministrit dhe në kundërshtim me vetë ligjin e dekriminalizimit, pasi ata që nxori nga dritarja si të inkriminuar po i fut haptazi nga dera”, tha ai.
 
Sipas tij, PD do të jetë nesër në Kuvend për të votuar dërgimin në Kushtetuese të mandatit të deputetit Rakip Suli. Ndërsa paralajmëroi se e njëjta gjë do të kërkohet edhe për nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj. “Javën e kaluar pati një votim për Kokëdhimën, por nuk u votua kërkesa jonë për deputetin Suli. Kërkesa do të votohet nesër dhe shpresojmë që qëndrimi i mazhorancës të jetë në përputhje me vendimin e Gjykës Kushtetuese. Kemi një kërkesë edhe për znj.Leskaj, e cila pritet të diskutohet në Këshillin e Mandateve në mënyrë që të marrë edhe ajo rrugën kushtetuese", tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump