Paloka: Xhafaj të largohet një orë e më parë, ja çfarë po bën në zyrë

Paloka: Xhafaj të largohet një orë e më parë, ja çfarë po bën në zyrë

Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duhet të largohet një orë e më parë.

Paloka shkruan në ‘Facebook’ se Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së ministrit të Brendshëm.

Sipas tij, kanë kaluar mbi 24 orë që kur shqiptarët panë se si vëllai i tij kapet në pazare droge, por Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pse hesht Ministri i Brendshëm? Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës

2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge

3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.

4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Edi Paloka, deputet i PD


(Postimi i Edi Palokës në 'Facebook')

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kush ?: 15/05/2018 19:23

    Ma p**th burre, nuk besoj te kete historia shqiptare.

    Përgjigju
  • Roza: 15/05/2018 17:39

    Zoti Paloka, cfare vlerash ke ti dhe partita jote, ju keni antivlera dhe po dridheni nga vetingu, sdini si te sajoni intriga te peshtira. Mos dil me ne fjalime se na I veshtirose.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën