Përbërësit:
- 2 mollë mesatare
- 4 lugë gjelle shurup sheqeri
- 2 gotë ujë
- 2 lugë kafeje niseshte
- Disa pika lëng limoni
Përgatitja:
Lajmë, qërojmë dhe grijmë mollën imët. Vendosim mollën në një tenxhere të vogël me ujin. E lëmë të ziejë për 8–10 minuta, derisa të zbutet plotësisht. Kullojmë lëngun dhe e rikthejmë në zjarr. Shtojmë shurupin e sheqerit dhe sipas dëshirës, disa pika limoni. Tretim niseshtenë në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë gradualisht në lëng duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të trashet lehtë dhe të marrë shkëlqim. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me tulin e mollës së zbutur. E lëmë të ftohet dhe e servirim.
Komente












