Pamela Anderson ka patur një arsye mjaft të fortë për të festuar këtë javë. 48-vjeçarja më në fund e mundi sëmundjen e Hepatitit C. Anderson e ndau lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit në Instagram dhe e festoi ashtu siç edhe mund të pritej nga ylli i "Baywatch": nudo.
Ajo postoi një foto në foto ku shfaqej tërësisht nudo në plazh dhe krah saj shkroi: "Jam kuruar!!!. Sapo e mësova". Ndërsa e konsideroi veten 'të bekuar', 48-vjeçarja tha se 'lutej që të gjithë mbartësit e Hepatitit C, të kenë mundësinë ekonomike për të përballuar trajtimin'.
"E di që trajtimi është i vështirë për t'u marrë, por gjithsesi...mos e humbisni shpresën. Ka një kurë. Nuk e di çfarë të bëj, dua të ndihmoj", shtoi aktorja ende nën efektin e emocionit.
Anderson ka vuajtur për 16 vjet nga kjo sëmundje dhe në një intervistë për rëvistën "People" në Gusht, tha se ishte shumë me fat që e ka patur një sëmundje të tillë vetëm për 16 vjet.
Në 2002-in, Pamela Anderson tha se e ka marrë sëmundjen pasi përdori të njëjtën gjilpërë tatuazhi me ish-burrin e saj, Tommy Lee.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com