Monumenti i Pavarësisë në Kosovë këtë vit vjen krjetësisht ndryshe dhe me një mesazh të rëndësishëm.
 
Dy shkronja të “NEW BORN” N dhe E do të jenë të rrëzuara për t’i thënë jo mureve.
 
Sipas Balkaninsight ky mesazh vjen pas polemikave që ka shkaktuar ndërtimi i murit nga serbët në Mitrovicë gjithashtu edhe për t’i thënë jo murit të Trump me Meksikën.
 
“Në një botë ku çdo ditë ndërtohen mure dhe liria e lëvizjes kufizohet gjithnjë e më shumë duke limituar edhe mendjet, një mur këtu vazhdimisht dëmton sovranitetin e Kosovës. NEW BORN do të “shembë” këto mure, në të mirë të njerëzimit”, është shprehur ideatori i dizenjimit të NEW BORN këtë vit, Fisnik Ismajli i cili është edhe deputet i Vetëvendosjes.

newborn

newborn

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com