Një video e frikshme e filmuar në Meksikë është shpërndarë në rrjet, ku shihen njerëz që vrapojnë të tmerruar në pyjet e Tepalcatepec në përpjekje për të shpëtuar kokën teksa një kartel droge përdor dronë për hedhur eksplozivë mbi ta.
Kjo ngjarje demonstron edhe herë dhunën e pakontrolluar të karteleve të drogës në këtë rajonin e Michoacan. Në video shihet teksa dronët, të kontrolluar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco nis të lëshojë eksplozivë mbi një xhungël të dendur, nga ku më pas shihen njerëz duke vrapuar të alarmuar. Ky është sulmi më i fundit pas një serie ngjarjesh të tilla brutale ndaj popullatës së Michoacan.