Ndonëse jane bosh prej 11 nëntorit, pasi konigjenti i dytë i emigranteve u rikthyen në Itali dy qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjader të Lezhës vijojnë të jenë në funksion. Gjatë diteve të fundit mediat italiane kanë raportuar për reduktim masiv të personelit, por situata në terren tregon të kundertën.
Vetëm një numer i vogël punonjesish janë larguar drej Italisë dhe pjesa më e madhe e tyre vijojnë të qëndrojnë në Shqiperi. Karabinierit Italianë janë të vendosur me turne për ruajtjen e kampit të Gjadrit. Sipas te dhënave qëndrimi i tyre në Shqipëri është shtyre deri me 21 dhjetor, pasi Qeveria Meloni është në pritje të vendimeve të drejtësisë për marreveshjen Itali-Shqipëri për refugjatet.
Një vendim i Gjykatës së Romës, që u pasua nga disa gjykata të tjera, që nuk vleftësuan ndalimin e emigrantëve dhe urdhërun kthimin e tyre nga Gjadri në Itali pasi vinin nga vende jo të sigurta, është ankimuar nga Qeveria Meloni në Gjykatën e Kasacionit dhe me 4 Dhjetor pritet vendimi.
Megjithatë përplasje mes ekzekutivit dhe gjyqësorit në Itali që për momentin po e bën të pamundur zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë ka edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Gjykatat italiane kanë dërguar për vlerësim në këtë gjykatë një dekret të qeverisë së Melonit për përcaktimin e vendeve të sigurta për emigrantët.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet, Bashkia kërkon restaurim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë
24 Nëntor, 18:30
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34
-
Moti i keq në aksin Fushë Arrëz-Mirditë/ Vërshimi i ujërave nga mali bllokon qarkullimin në tunelin e Gojanit
22 Nëntor, 20:26
-
Moti i keq/ Shiu i dendur krijon vështirësi për lëvizjen në autostradën Lezhë-Thumanë
22 Nëntor, 17:04
-
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel (VIDEO)
22 Nëntor, 12:30
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Moti i keq në Lezhë, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike, disa fshatra pa drita! Vijon i pezulluar lundrimi në Shëngjin
22 Nëntor, 09:09