Mbreti Charles III është bërë zyrtarisht monarku i Mbretërisë së Bashkuar, pas 70 viteve mbretërimi nga Elizabeth II, nëna e tij. Monarku i ri, cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë u kurorëzua me një ceremoni madhështore dhe luksoze.
Ceremonia në Westminster Abbey nisi me brohoritje, lavde dhe kore për nder të Mbretit Charles III. Para se t’i vendoste kurorën Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit të ri të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik. Po të njëjtat hapa ndoqi edhe Mbretëresha Elizabeth kur u kurorëzua më 2 qershor 1953.
Video e mëposhtme tregon momentet kryesore të kurorëzimit, të cilat tregojnë se shumë pak gjëra kanë ndryshuar në 70 vite.