Pamje piktoreske, Rama nxjerr publikon foton e dy të rinjve nga Bypass-i i Vlorës

Pamje piktoreske, Rama nxjerr publikon foton e dy të rinjve nga Bypass-i i Vlorës

Foto e publikuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto nga Bypassi i ri Vlorës, i cili u inaugurua vetëm pak ditë më parë.

Në fotot e publikuara nga kreu i qeverisë, shihet dy të rinj të cilët kanë ndaluar për të bërë foto, ndërkohë që shihen edhe pamjet piktoreske pas tyre.

“Edhe për foto ***bajpasi i Vlorës”, ka shkruar Edi Rama krahas fotove.

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Bypassi i Vlorës, u hap pak ditë më parë dhe pritet që të lehtësoje ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht