Vlora dhe Fieri janë ‘zgjuar’ mëngjesin e sotëm nën pushtetin e ujit. Report Tv ka sjellë nga afër situatën dramatike në dy qytetet jugore, të cilat preken nga përmbytjet, për shkak të daljes së lumit Vjosë nga shtrati.
Dy qytetet nuk i kanë shpëtuar përmbytjes edhe nga reshjet masive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke krijuar një sërë problemesh. Pas Fierit, Report Tv ka siguruar pamjet me dron dhe nga Novosela e Vlorës, ku shihet qartë se gjithçka është e mbuluar nga uji.
Situata paraqitet e frikshme në Novoselë, aty ku uji ka depërtuar në çdo cep të zonës, duke ‘pushtuar’ tokat bujqësore dhe banesat.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

VIDEO