PAMJE TË RËNDA/ Tragjedi në mitikun 'El Monumental', tifozi rrëzohet nga tribuna dhe ndërron jetë! Shtyhet ndeshja

PAMJE TË RËNDA/ Tragjedi në mitikun 'El Monumental', tifozi rrëzohet nga tribuna dhe ndërron jetë! Shtyhet ndeshja

Stadiumi i River Plate

ARGJENTINË - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stadiumin "El Monumental" të gjigantit argjentinas të futbollit, River Plate. Një tifoz humbi jetën gjatë ndeshjes së kampionatit argjentinas kundër Defense y Justicije. Klubi konfirmoi se tifozi ra nga rreshti i sipërm i tribunës dhe vdiq në vend.

Britmat e tifozëve tërhoqën vëmendjen e arbitrit kryesor, i cili ndaloi menjëherë lojën për të lejuar mjekët të mbërrinin te tifozi. Për fat të keq, ai nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Për futboll nuk bëhej më fjalë dhe ndeshja River-Defensa u ndërpre përfundimisht në minutën e 25’.

“Komiteti i Sigurisë së Futbollit dhe CA River Plate me dhimbje ju informojnë se gjatë ndeshjes kundër Defense, një tifoz ka rënë nga tribuna e Sivori Alta dhe ka vdekur në vend. Rënia nuk është paraprirë nga kontakti me një person tjetër. Tribunat u evakuuan pas 30 minutash”, tha River Plate.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë