Disa sorkadhe të egra janë parë në malin e Beunit, në fshatin Vajzë, pjesë e territorit të Bashkisë së Selenicës. Prania e tyre është filmuar nga banorë të zonës, të cilët tregojnë se kafshët janë shfaqur në orët e para të mëngjesit në një prej zonave malore të pyllëzuara.

Sorkadhet konsiderohen një specie e rrallë e faunës së egër dhe shfaqja e tyre në këtë zonë shihet si një tregues pozitiv për biodiversitetin dhe ekosistemin natyror të territorit.