E ftuar në studion e Esencë ka qenë edhe Erma Troqe, Inxhiniere Kimiste nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Ajo rrëfenhistorinë e xhirimeve në gati një shekull dhe mbresat e përjetuara.
Rrëfimi i Erma Troqe:
"Elena Popova, ishte regjisore ruse që ka xhiruar shumë materiale në Shqipëri. Kemi 40 mijë bobina filmi në 600 m2. Ne kemi materiale prej vitit 1914.
Janar-Shkurt 1949. Pionerët e dalluar në Pallatin e Brigadave me rastin e Vitit të Ri.
Zhurnal 1955, Viti i Ri. Ne Pallatin e Brigadave jepet një pritje për fëmijet ku marrin pjesë udhëheqësit dhe Enver Hoxha. Janë mbi 100 fëmijë të cilëve u shpërndahen dhurata të ndryshme. Asiston Beqir Balluku.
Tirana në pragun e vitit te ri 1957. Njerëzit shëtisin në rrugët e qytetit, shkojnë nëpër dyqanet e lodrave për fëmijë, përgatisin pako me karamele.
Zhurnal 1958 – Kinoditar. Në qytetin e naftës punëtorët presin specialistët sovjetikë dhe së bashku e kalojnë natën e Vitit të ri me mjeshtërit Sovjetikë.
Zhurnal 1959, Viti i Ri. Studentë dhe punonjës të dalluar e festojnë Vitin e Ri në Pallatin e Kulturës "Ali Kelmendi". Në mbrëmje ndodhen edhe studentë Kinezë.
Zhurnal 1963, Viti i Ri. Në kryeqytet vitrinat i ka mbuluar bora e Vitit te Ri ndërsa prindërit në dyqanet e shtetit i blejnë fëmijëve lodra.
1969, Tirana me dëborë. Panoramë shumë e bukur e Tiranës e mbuluar me dëborë
Kinoditari, 1975. Festa e Vitit të Ri. Njerëz duke ecur nëpër rrugët e Tiranës. Fëmijët në MAPO-n e lodrave duke i blerë ato.
1978, Viti i Ri dhe fëmijët. Punëtorët e plastikës së Durrësit duke prodhuar lodrat e fëmijëve me rastin e Vitit të Ri.
1981, festa popullore e Vitit të Ri. Rrugë të mbushura me njerëz. Prindërit duke blerë lodra për fëmijët. Mbërmja e madhe e Vitit të ri e fëmijëve të kryeqytetit".
Lajmi kryesor: