Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potpecko në Serbi të mbuluar plotësisht me plehra

SERBI- Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një video të pazakontë te liqenit Potpecko me titulin: Plehrat përmbytin Serbinë

Pamja shokuese u hodh  fillimisht në rrjetet sociale  në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të  gjithë sitet ambientaliste në Evropë.

 “Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjencia Reuters këtë pamje të pazakontë  që ka tronditur opinionin vendas.

Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për  shkak të depozitimit të plehrave në vend-depozitime të paligjshme dhjetravjecare. Disa prej këtyre vend-depozitime ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit.

Duke qenë se janë  male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshqitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.

Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëhershme.

Liqeni Potecko në Serbi i mbuluar nga mbeturinat 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion