Shqiponja bisht-bardhë Viktor ka sjellë imazhe të pabesueshme nga kamera e vendosur në shpinën e saj.
Nëpërmjet videove dhe fotove ne i shohim Alpet dhe akullnajat, të cilat janë shkrirë brenda një periudhe të vogël kohe.
Sipas medias së huaj, Viktor do të nisë pesë fluturime këtë javë mbi Alpe dhe organizatorët shpresojnë që pamjet të sjellin sensibilizimin e gjithë botës për ngrohjen globale.
"Unë u mahnita, dallimi gjatë një viti ishte i jashtëzakonshëm", tha njëri nga organizatorët.
Fluturimi i Viktor erdhi pas alarmit për shembjen e akullnajës së madhe italiane pranë Mont Blanc, e cila rrezikon shtëpitë dhe banorët e zonës.
"Shpresojmë që njerëzit do ta shohin natyrën nga një këndvështrim krejt tjetër dhe thjesht do të lidhen me të dhe do ta kuptojnë që në të vërtetë është diçka mahnitëse dhe ne duhet të bëjmë diçka për ta ruajtur," tha ai.