Lezhë- Policia e Mirditës njoftoi finalizimin e operacionit të koduar “Kaçinari” ditën e sotme (16 Gusht), arrestimin e një personi të dyshuar si kultivues, shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit dhe sekuestrimin e 170 rrënjëve bimësh narkotike.
Gjithashtu u proceduan penalisht edhe kryeplaku i fshatit Shpërthaz, si dhe 2 specialistë të Pyjeve në këtë zonë. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se i ndaluari është N.M., kurse personi në kërkim F.B., teksa po hetohen edhe rolet e tyre në ngjarje.
I dyshuari u kap teksa po kujdesej për kanabisin e mbjellë, me ujitjen dhe prashitjen e tyre. Lënda narkotike u asgjësua pas mbajtjes së procesverbalit dhe hetimet janë aktive. Kryeplaku dhe specialistët akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nuk evidentuan dhe raportuan rastin e aktivitetit të paligjshëm, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari” në fshatin Shpërthaz”, njoftoi policia vendore.
Teksa më tej sqaroi edhe procedimin e zyrtarëve vendorë dhe motivin:
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë”.
Parcela dhe i dyshuari mësohet se u zbuluan nga droni i Policisë, gjatë monitorimit nga ajri.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
18.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti përplaset me barrierat metalike! Shoferi në spital
16 Gusht, 07:43
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, UNHCR do të monitorojë kampet në Shëngjin
15 Gusht, 17:25
-
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
15 Gusht, 13:19
-
Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari Zyhdi Shehi nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës
13 Gusht, 13:33
-
Nuk përmbushën detyrat në luftën kundër kanabisit, përjashtohen 4 efektivë policie në Pukë, mes tyre edhe ish-shefi i komisariatit Fiqiri Dani
13 Gusht, 12:17
-
EMRI/ Mjeti i tonazhit të rëndë me të cilin punonte del nga rruga, vdes shoferi në Rubik
12 Gusht, 10:58
-
Atentat në Fushë-Krujë? Qëllohet me armë drejt një makinës se një të huaje, në mjet edhe një tjetër! Asnjë gjurmë nga autorët
11 Gusht, 09:58
-
Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës! Gushti shënon rritje krahasuar me korrikun
10 Gusht, 18:47
-
Vdes në spital i dënuari për abuzim me të mitura! Në burg prej vitit 2001, nuk kishte kontakte me familjen (Emri)
10 Gusht, 15:43
-
Pesë vite pas termetit, 56 familje në Lezhë janë ende pa strehë! Kryebashkiaku i Lezhës: Qeveria ka bllokuar fondet e Rindërtimit
10 Gusht, 15:38
-
Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)
10 Gusht, 10:14
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41