Pamjet e aksidentit te rrethrrotullimi i TEG-ut mes dy vajzave, që degjeneroi me përleshje me pasojë plagosjen

 

Pamjet e aksidentit dhe policia në vendngjarje

“Shqiptarja.com” sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.

Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza. Policia thotë se kemi të bëjmë me një gërvishtje mes automjeteve në lëvizje, por debati mes vajzave për gjetjen e shkaktares denigroi në përleshje fizike mes personave që ato thirrën për ndihmë.

Në pamje duket vetëm njëra nga mjetet, tip “Audi A8”, me krah të kundërt, ndërkohë efektivët e policisë po kryejnë veprimet e para hetimore dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive, teksa pritet edhe ekspertimi auto-teknik për rastin e veçuar, pasi Policia dhe Prokuroria po hetojnë edhe për përleshjen me pasojë plagosjen e njërit prej personave.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ ‘Fërkuan’ makinat luksoze, plas sherri mes 2 shofereve! Thërrasin në ndihmë ‘të fortët’, njëri përfundon në spital! Në vendngjarje gjendet edhe armë


A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë gjendet një nga diamantet më të mëdhenj në botë! 2 492 karatësh

Në Afrikë gjendet një nga diamantet më të mëdhenj në botë! 2 492 karatësh