Unioni Turistik Shqiptar shprehet i shqetësuar mbi situatën kaotike të këtyre ditëve në Tiranë me protestat e dhunshme.
Në një reagim publik sipërmarrësit e sektorit të turizmit deklarojnë se pamjet e dhunës e pasigurisë që përcillen nga mediat ndërkombëtare po ndikojnë negativisht në imazhin e vendit.
‘Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilët kemi ndërtuar një partneritet të besueshëm, të cilët mbi të gjitha e kanë vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen dhe sigurinë" thuhet në deklaratë.
Pas akteve vandale me sulme e djegie ndaj biznesve në kryeqytet nga persona të maskuar, Unioni Turistik u bën thirrje protestuesve të distancohen nga këto veprime dhe të ruajnë karakterin paqësor të protestës.
‘Duke pasur parasysh që në këtë sektor kanë investuar shumë sipërmarrës të ndershëm, shumë familje shqiptare kanë investuar kursimet e femijëve të tyre në emigracion, duhet që bashkarisht të mbrojmë investimet, sepse këto nuk janë pronë e një qeverie apo force politike.’
Një apel sipërmarësit e turizmit ia drejtojnë edhe institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje të negociuar me qëllim kthimin në normalitet.
"Unioni Turistik Shqiptar u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, në menyrë që të gjejnë një zgjidhje të negociuar për të ndaluar agravimin e mëtejshëm të situatës me qëllim që të kthehet normaliteti dhe të mos ketë pasoja akoma më të rënda për njerëzit dhe ekonominë" thuhet më tej
Deklarata e plotw
"Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise,te cilat kane shkaktuar përplasje dhe tensione sociale duke sjelle lëndime te protestuesve dhe te forcave te rendit.
E drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike,por në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta që të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe te distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojne bizneset private shumica e te cilave eshte ne mbeshtetje te tyre.
Duke pasur parasysh qe ne kete sektor kane investuar shume sipermarres te ndereshm, shume familje shqiptare kane investuar kursimet e feminjeve te tyre ne emigracion, duhet qe bashkarisht te mbrojme investimet, sepse keto nuk jane prone e nje qeverie apo force politike.
Shqetesimet e studenteve jane dhe shqetesimet tona, pasi ky sektor ka nevoje per te rinj te kualifikuar qe t’i sherbejne kesaj industrie dhe jo te detyrohen qe te emigrojne jashte vendit, por te qendrojne ne vendin e tyre dhe ti sherbejne kesaj industrie, e cila siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje.
Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilet kemi ndertuar nje partneritet te besueshem, te cilet mbi te gjitha e kane vleresuar Shqipërine per mikpritjen dhe sigurine.
Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe mbi te gjitha rrezikimin e jetës se protestuesve.
Unioni Turistik Shqiptar apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, e cila do beje te mundur uljen e gjakrave dhe natyrisht, në këtë rast Qeveria duhet te shtrojë mënyrën e dialogut. Por, edhe studentët duhet te nxjerrin përfaqësuesit e tyre, me të cilët të negociohet - Zëri i të rinjeve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore,ne menyre që garantohet paqja sociale, siguria dhe vazhdimësia e zhvillimit ekonomik të vendit"










Komente
Komento