TIRANË – "A1Report!" ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit të katër të akuzuarve si grupi i shitjes së tritolit, pas operacionit të policisë të koduar “Porosia”.

Në pamje duken të arrestuarit, pasi janë kthyer nga marrja e gjurmëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 2. Ata janë: Artur Çelo, 40 vjeç; Emild Taku, 27 vjeç; Pellumb Daci, 46 vjeç dhe Ilir Dhimo, 36 vjeç. 

Katër të arrestuarve policia u ka sekuestruar 96 kg ekploziv C4 si dhe një sasi të madhe me detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës, si edhe një sasi të madhe fishekësh.
 
DJE DHE SOT, OPERACIONI I POLICISE NE BAZEN E TRITOLIT
Rreth 100 kilogramë tritol është sekuestruar nga policia e Tiranës gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e 19 Majit, ndërsa 4 persona, pjese ë një grupi të strukturuar kriminal janë vënë në pranga.
 
Kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp dha detajet e operacionit të koduar “Porosia” ku bëri me dije se finalizimi i tij erdhi pas një hetimi disamujor dhe u përmbyll me sekuestrimin e sasisë më të madhe të eksplozivit C4 që është arritur ndonjëherë në vendin tonë.
 
Operacioni është finalizuar në rrugën “Sadik Petrela”, në Tiranë në momentin e shit-blerjes së lëndës eksplozive nga ana e pjesëtarëve të dyshuar të grupit kriminal.

TE ARRESTUARIT JANE: 
Ilir Dhimo, 36 vjeç, banues në Krujë
Pëllumb Daci,  46 vjeç, banues në Krujë
Emild Taku, 27 vjeç, banues në Tiranë
Artur Çelo, 40 vjeç, banues në Tiranë

banda e tritolit me logo
 
Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë momentit të shitjes së sasisë eksplozive C4 dhe gjatë ndërhyrjes policore kanë tentuar të largohen për t`iu shmangur arrestimit, ku u b1% i mundur dhe sekuestrimi i 11 kg tritol që e kishin gati për ta shitur në rrugë.
 
Pas kontrolleve në banesat e tyre, të cilët ishin banorë të lagjes ku tregtonin tritolin, u sekuestruan:
 
Eksploziv plastik C4                 96  kg
Fitil detonator                           37 kg
Ndezësa të minave                   3744 copë
Kapsolla detonatore                 2927  copë
Kapsolla detonatore elektronike           387 copë
Kapsolla elektronike detonatore me trup bakri     101 copë
Kuti plastike              521 copë
Një sasi e konsiderueshme kapsolla detonatore të ndryshme
200 metër linear fitil zjarr përcjellës
2 Tamburo
2 tufa përcjellësi elektrik
Si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh për armë si mitraloz, automatik model 56 si dhe pistoleta model  TT.
 
Grupi hetimor vazhdon punën për hetimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal si dhe dokumentimin e veprimtarisë së paligjshme të kryer më parë nga këta shtetas.

motori ilir dhimo, me logo
(Në foto: Në rreth të kuq motori i shtetasit Ilir Dhima dhe automjetit tip audi i shtetasit Pëllumb Daçi


tritol me logo
(Në foto: Tritoli i sekuestruar nga  policia e Tiranës)  Foto të tjera

OPERACIONI GJATE OREVE TE MBREMJES SE 19 MAJIT

Policia e kryeqytetit vuri në pranga 4 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për t'i shitur tritol grupeve kriminale në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Operacioni i policisë vjen pas një hetimi të gjerë dhe mbikqyrjeje prej 6 muajsh, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 11 kilogramë lënde eksplozive. Ministria e Punëve të Brendshm, e cila dha detaje mbi këtë operacion tha se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme C4, denatorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për minat me telekomandë.

Sasia e tritolit është kapur në dy vende të ndryshme, në afërsi me njëri-tjetrin në rrugën “Sadik Petrela”.Eksplozivi, gjithnjë sipas të dhënave paraprake, ishte destinacion për grupe kriminale.

tritol me logo


ORA 22:40 MINISTRIA E BRENDSHME: GRUPI KRIMINAL, NËN MBIKQYRJE PREJ 6 MUAJSH

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për operacionin e sekuestrimit të tritolit. Sipas ministrisë, operacioni ishte i koordinuar me strukturat e Antiterrorit  dhe Policisë së Tiranës.
 
Grupi kriminal ishte nën mbikqyrje prej 6 muajsh. Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme C4, denatorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për minat me telekomandë.
 
Operacioni është nën hetim nga Policia dhe detajet e tij do jepen në përfundim të operacionit.

policia me logo
(Në foto, operacioni i policisë për sekuestrimin e tritolit dhe kapjen e personave që do e shisnin)

Redaksia online
(Gre.M/ar.sh/Shqiptarja.com)