Pamjet e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, pedagogia: Shqetësuese sesi dhuna sa vjen e bëhet më e pranishme në shoqërinë tonë

Pedagogia e komunikimit Helena Halilaj nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, i cilësoi si tepër shqetësuese për publikun pamjet e publikuara të dhunës mes Princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia gjatë ditës së sotme.

Halilaj tha se dhuna sa vjen e po bëhet më e pranishme në shoqërinë shqiptare. Ndërsa theksoi se në rrjetet sociale janë hedhur hipoteza se mund të bëhet fjalë për një inskenim.

“Është për t’u shqetësuar sesi dhuna sa vjen e bëhet më e pranishme në jetën tonë sociale. Shqetësues është fakti që të përfshirë në këtë rast janë persona të njohur që kanë një lloj statusi.  Ishte shumë e shëmtuar edhe reagimi social i jashtëzakonshëm i njerëzve por edhe ajo video. Brenda saj shoh një lloj trishtimi, në mënyrën sesi ne të gjithë përfshihemi. Ishin hedhur shumë hipoteza në rrjetet sociale për mënyrën sesi u xhirua kjo video apo mos ndoshta gjithçka është një inskenim”- u shpreh Halilaj.

Sipas saj, në video shihet një trishtim tek Elia Zaharia dhe shtoi se Princ Leka mund t’i përdorë pamje të tilla në procesin gjyqësor të divorcit.

“Ka një lloj trishtimi që të vjen pak keq për femrën në përgjithësi, jo se unë jam feministë por e shikoj Elian që tregon disa gjëra në raportin e tyre në atë çfarë ka funksionuar apo jo. Kur ndahen shqiptarët përmendin të gjithë gjërat e këqija.  Shoh një lloj pasigurie të princit, ndoshta ka dashur të ketë një armë të shtuar për t’u paraqitur në proceset gjyqësore. Janë elemente që e zhburrërojnë figurën e princit, sepse nuk ishte e nevojshme të filmonte atë pjesë private që mund ta përdorë në proces gjyqësor. Kemi edhe Elian që ka një dëshpërim të dhimbshëm sepse çdo ndarje është e dhimbshme. Mungesa e ndarjes së thjeshtë tregon apo dëshmon se kjo marrëdhënie nuk ka qenë e rehatshme ndër vite”- shtoi pedagogia.

Në përfundim, pedagogia tha se një ngjarje e tillë ka zhgënjyer shumë persona të cilët kanë shpresuar e besuar tek Princ Leka dhe Elia Zaharia për të përcjellë një imazh të mirë të familjes mbretërore që të ishte shembull për familjet e zakonshme shqiptare.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 07/03/2024 11:47

    O Report Tv un personalisht kam shum respekt për ju, por aman mos e ulni kaq shum nivelin që një injorant me 4 klas shkoll një analfabet e quani princ. Un nervozohem shum kur ju ktë IDJOT e quani princ. Shqipria është republik parlamentare, atëhere medja ReportTv pse e quan ktë derdimen princ ? ? ? Kta si famlje jan analfabet Zogu hajdut ka qën analfabet i jati kti dangalli drogaxhi. Pra ju lutem o Repirt Tv si medje serjoze mos ja prishni vetes imazhin për një jashqitje si ky analfabeti me 4 klas shkoll. Falmnderit për mirkuptimin Profesor Doktor Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja