Pamjet ekskluzive, shkeljet që marrin jetë në rrugë! Autoritetet neglizhencë, reagojnë pas apelit në Report Tv

Eglis Delaj më 17 maj festoi 20-vjetorin e lindjes. Një ditë më pas, festa iu kthye në tragjedi. I riu ndërroi jetë bashkë me shokun e tij 22-vjeçar Serxho Kukaj në një aksident të tmerrshëm rrugor në fshatin Omaraj, që shkak pati shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Të rinjtë udhëtonin me shpejtësi skëterrë, ndërsa përplasjen e patën me një tjetër automjet drejtuar nga një efektiv 51-vjeçar i policisë në Malësinë e Madhe që në këtë video ekskluzive të Report Tv, shihet teksa devijon korsinë, pa përdorur sinjale. Shoferi 19-vjeçar në makinën me të rinjtë shpëtoi dhe sot ndodhet në pranga bashkë me efektivin e policisë.

E njëjta skemë tragjike është dhe ajo e aksidentit të 11 majit në bulevardin “Migjeni’ në Yzberisht që i mori jetën Fatmir Avdillarit njohur si Xubi, subjekt i OFL-së. Kjo makinë e drejtuar nga një vajzë mori kthesën majtas në kryqëzim brenda sekondit pa qëndruar në korsinë e saktë dhe duke mos hapur sinjalin.Në këtë rrugë e cila duhet të përshkohet me maksimumi 40 kilometra në orë Report Tv konstatoi se mungon semafori, e vetëm pas apelit përmes ekranit tonë, policia rrugore vendosi të bllokojë kryqëzimin vdekjeprurës me trafikndarëse.

Redi Karresku, vetëm 33 vjeç më 17 maj humbi jetën në makinën që ai drejtonte, për të njëjtin shkak: Mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Siç shihet në këto pamje ekskluzive të Report Tv, makina me shpejtësi tek normave përplaset me barrierat që ndajnë karrexhatat në zonën e Vasil Shantos.

Jo vetëm gabime nga përdoruesit e rrugës. 4 rrethrrotullime në 25 kilometra rrugë në autostradën Rrogozhinë-Lushnje janë kthyer prej disa ditësh në burim aksidentesh për shkak të punimeve në rrugë pa asnjë tabelë sinjalizuese apo devijim trafiku. Shoferët rrezikojnë të përplasen në shmangie të kanaleve hapur sapo kalon rrethrrotullimet, atë të Divjakës, të Grabjanit, Plugut dhe Savrës.

U desh zëri i ngritur në Report Tv, që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndërhyjë menjëherë pas transmetimit të kësaj problematike duke zhdukur ketë rrezik, duke mbushur me asfalt gropat e hapura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët