Pamjet filmike në prokurori, Klodian Rasha u qëllua nga polici në një distancë prej 5 metrash larg

Pamjet filmike në prokurori, Klodian Rasha u qëllua nga polici në një distancë prej 5 metrash larg

Nevaldo Hajdaraj në gjykatë dhe Klodjan Rasha

Klodian Rasha, 25-vjeçari i vrarë në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin kriminal të policit të “Shqiponjave”, ku para kameras së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte, Klodian Rasha.

Në filmim, sipas prokurorisë së Tiranës, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr.

Momenti i rrëzimit në tokë të Klodian Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje”.

Ndryshe çfarë deklaroi kolegu i efektivit Nevaldo Hajdaraj se kishte parë policin dhe personin që po e ndiqte të konfliktoheshin fizikisht, përpara vrasjes, në fakt kamera tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt fizik.

Por polici në ndjekje e sipër për të kapur Klodian Rashën, ka rëshkitur dhe mandej ka vijuar të çohet dhe është pozicionuar shtrirë dhe ka qëlluar dy herë në këndin trupor, Klodian Rashën. Një nga plumbat nuk e ka kapur edhe pse ka qenë një distancë shumë e afërt, vetëm 5 metra nga njëri-tjetri.

Plumbi është gjetur në qepenin e servisit dhe është sekuestruar tashmë nga prokuroria. Ndërkohë, një plumb i dytë i ka hyrë Klodian Rashës, pas shpine në kënd drejtimi nga poshtë-lart, dhe ik ka prekur zemrën.

Rasha është shembur në tokë dhe besohet se nga rrëzimi i fortë ai ka pësuar gërvishtje të rënda në kokë. Filmimi i sekuestruar nga policia dhe prokuroria tregojnë dhe veprimet e mëtejshme që kanë bërë punonjësit e policisë së Tiranës dhe transportimin e trupit të pajetë me ambulancë në spitalin Ushtarak.

Ndërkohë deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi nuk ka asnjë të dhënë se kujt i përket arma që u gjend brenda një pellgu me ujë, shumë pranë vendit të ngjarjes. Rrethanat si doli kjo armë pistoletë në vendgjarje, vijojnë të mbulohen me mister.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 17/12/2020 13:30

    Mund te me thot njeri pse policat i kan grat kurva cudi!po pallohen shum lart e posht..

    Përgjigju
  • Maloku: 16/12/2020 15:41

    Maskara polic,,ti meriton plumbin ballit mor horr tepelene....

    Përgjigju
  • trapajane: 16/12/2020 15:36

    ne distancen 5 m plumbi ka hyre ne gjoks nga poshte lart.per mua eshte rikoshete.ne distancen e dhene,ne ate lartesi qe ka hyre plumbi ,pendenca nga poshte lart eshte e dobet,mbase e paperfilleshme.beni prove me nje drite te kuqe lazer dhe do ta shikoni.lartesia e trupit 1.70.llogarit te pakten 40 cmm me poshte vrimen e hyrjes.zbrit dhe 30 cm tyten e armes nga toka,nese polici ka qene barkas,ose nje meter nese ka qene ne gjunje.pra ne 5 metra,diferenca e lartesise se tytes se armes i bije te jete nga ne 80 cm,ne30 cmm.pendenca rreth 10 %maximumi.pendence e paperfilleshme ne vartesi nga pozicioni i trupit.ndaj them se ka tentuar ta qelloje ne kembe,plumbi ka bere rikoshete nga poshte lart.pavarsisht kesaj,polici eshte fajtor pasi nuk ka qene ne kushtet qe kerkonin perdorimin e armes,qofte edhe ne ajer.gjithsesi,nuk mund te thuhet se eshte vrasje me dashje.

    Përgjigju
  • Miri: 16/12/2020 15:32

    Ndryshe çfarë deklaroi kolegu i efektivit Nevaldo Hajdaraj se kishte parë policin dhe personin që po e ndiqte të konfliktoheshin fizikisht, përpara vrasjes, në fakt kamera tregon se nuk ka pasur asnjë konflikt fizik......KY POLIC QE KA DHENE DINAMIKEN FALLCO DUHET PROCEDUAR PENALISHT E DUHET HEQUR KAPELJA KETIJ LEGENI.

    Përgjigju
  • Free: 16/12/2020 14:53

    Eshte e qarte se segmente te policise kane dashur te manipulojne skenen e krimit.

    Përgjigju
    • Libero: 16/12/2020 18:39

      Edhe?cdo te thuash? Kur shteti vrau Jo nje por 4 para kamerave me ngjyra ministri i perbrendshem nuk dha doreheqjen dhe kerkoi shperblim per punen e mire te gardes. Ti o free e kupton kush esht gabim ketu? Ai qe vrau 4 esht ne amerike plus kumandari i shalngjiturit i dhuroi apartamentin....ky qe vrau kete esht ne burg e rrezikon 20 vjet burg dhe ministri i brendshem dha direkt doreheqjen

  • Tirona: 16/12/2020 14:52

    Ngushellime familjes per humbjen e birit te tyre.Politikanet e te dyja kraheve, prokuroria e kapur nga politika dhe media nuk po thone te verteten. Ne nje nga emisionet TV ku na diskutonin disa gazetare investigativ na u paraqit nje vidio e cila nuk tregonte asnje gje, keta investigues perse nuk nxjerrin fotot e viktimes qe ti shohim te gjithe qe viktima eshte i dhunuar ne koke, perse keta investigues qe investigojne deri ne Ameriken Latine nuk sjellin para publikut te gjitha pamjet filmike te asja zone dhe rrine e na thone: nuk i paraqesim publikut per respektin e familjes se viktimes kur here te tjera kane paraqitur te vraret para kryeministrise , mendiat po manipulojne . Perse prokuroria nuk i jep medias te gjitha filmimet e te gjithe asaj zone per te pare a ka pas perleshje midis viktimes dhe policit, apo kane bere nje mareveshje midis tyre dhe politikaneve per ti renduar fajin policit dhe per ta mbyllur kete ceshtje. Kjo ngjarje ka shume mistere por nje dite do te dali e verteta.Publikut duhet ti paraqiten te gjitha pamjet e filmuara nga te gjitha kamerat rreth e qark anes ku ndodhi vrasja per tu bindur nese Gjykata do te japi nje vendim te drejte per Policin.

    Përgjigju
  • Bruno: 16/12/2020 14:44

    Urojme qe te denohet si Hajdaraj, edhe ai qe plagosi policin ne sy, dhe ai qe i preu gishtat vajzes police para disa muajsh. Apo per policet nuk eshte e nevojshme drejtesia?

    Përgjigju
  • Fshati: 16/12/2020 14:36

    Rahmet paste Klodiani. Ta kuptojne tere shqipetaret qe police apo punonjes te tjere te administrates kriminele ka patur ka dhe do te kete gjithmone. por qeveria e tanishme nuk i mbron, sikur i mbronte dhe i mbron akoma shoku Sali.

    Përgjigju
    • Bravo: 16/12/2020 18:40

      Kjo esht ajo qe nuk duan te kuptojne legenat halabaket kriminelet se shiten per 10 mij lek

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës