Mbrëmjen e djeshme policia e Shkodrës arrestoi 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj. Ai akuzohet për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”, ndërsa cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Report Tv sjell pamjet e pallatit që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj në lagjen ‘Rus’, që kap vlerën e 2 milionë eurove.
Por kush është Bardhok Pllanaj?
Ai është një personazh i njohur për policinë pasi 4 vite më parë është arrestuar edhe për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku (lexo këtu).
-
Pse mor vlla ni trafikant droget si thoni ju nuk asht bisnesmen?
Përgjigju -
Ngadale e sigurte kriminelet ne Shqiperi po bashkepunojne me policine,po ja futin nga mbrapa shokeve te vet.
Përgjigju -
Nuk është çudi pasi ky është shoku I jozefina topallit pastaj u be I Mark frroku dhe tani vonë shumë shok me kryetarin e ri të PD Shkodër Amulin.
Përgjigju -
Mos e perdorni me termin biznesmen per keta. Thoni u arestua nje trafiksnt qe hiqej si biznesmen.
Përgjigju-
o behar po prince of lake kush esht???
-
Ça trafikanti eshte ky??!! Ky akoma do ti kete neper shtepi maskat qe perdorte per te grabitur njerezit!! Po "Princ of Lake" kur e ka rradhen??!
-
Bravo! Na hapen barkun keta gazetaret me termin "biznesmen"
-
Fiksss, çdo trafikant qe kapet apo qe bahet pjese e kronikes na e paraqesin si biznesmen..
-








Komente
Komento