Protesta e PD para Kryeministrisë nuk kishte asnjë risi. Sali Berisha me militantët e tij ndoqën të njëjtin skenar, dhunë dhe molotovë, por me një ndryshim të vetëm: pjesëmarrjen.
Report Tv sjell këto pamje me dron që tregojnë krahasimin e pjesëmarrjes në protestën e sotme të Berishës dhe asaj të 24 janarit.
Në pamje tregohet se Berisha është braktisur edhe nga ata militantë që i ishin bashkuar në protestën e 24 janarit, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk i është bashkuar në ‘revoltën’ e sotme. Pamjet tregojnë dukshëm se militantët janë tkurrur ndjeshëm.
Komente











