ELBASAN-Ditën e sotme janë publikuar pamjet nga Korridori i VIII një nga investimet strategjike që lidhet me rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë.
Kryeministri Rama njofton përmes një postimi në faqen e tij se në Korridor VIII 'po punohet paralelisht në disa lote për të finalizuar këtë vepër'
Disa lote janë hapur për qarkullimin e automjeteve, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi këto lote shtrihen përgjatë lumit Shkumbin. Segmenti rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
Korridori VIII është një nga investimet më të kushtueshme financiare.
Sipas dokumentit të rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht fatura për ndërtimin e aksit Rrugor Elbasan-Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro.
Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Parashikon të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.
Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T). Finalizimi i projektit të Korridorit VIII do t’i sjellë shumë avantazhe ekonomisë së vendit tonë dhe do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë tepër strategjike.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.7%
-
Jo
76.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 2556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano, Stringa: Greqia e Serbia kanë interes të mos ndërtohet, bashkë me Korridorin VIII! Preçi: 2 miliardë euro borxh publik për shqiptarët!
16 Mars, 22:56
-
VIDEOLAJM/ Kryeministri Rama shfaqet i nervozuar në Vlorë, shenja me duar teksa diskuton me përfaqësues të PS
16 Mars, 17:11
-
‘Neni Basha s’është i keq’, Kopliku: 22 marsi duhet të jetë pikë kthese! Avokati: Berisha hoqi Salianjin, oksigjenin e PD
16 Mars, 14:01
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
Pas fundjavës në Dhërmi, Rama ndalet në Vlorë! Takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë, në fokus projekte për qytetin
16 Mars, 11:15
-
PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Për të mbrojtur vjedhjet e tij, Rama i mbylli Shqipërisë derën e BE-së
16 Mars, 11:06
-
‘Infermierë për Shqipërinë’, punësohen 226 teknikë të shkencave mjekësore
16 Mars, 08:10
-
‘Balluku, çështje e mbyllur’- Berisha i përgjigjet Ramës: Po bën avokatin e saj, kjo çështje kurrë s’mund të mbyllet!
15 Mars, 14:19
-
Forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, Rama: Respekt për profesionistë që mbrojnë jetën me jetë
15 Mars, 13:46
-
Arbër Hitaj: A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
15 Mars, 12:45
-
Porto Romano/ Rama: Gati me një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv, kemi gati buxhetin e nevojshëm
15 Mars, 11:23
-
Rama: Ndërhyrje shtetërore për të stabilizuar çmimin e naftës! Balluku? Çështje e mbyllur, integrimi nuk preket, të tjerat ‘dokrra hini’
15 Mars, 11:09