Avioni i ardhur nga Rumania, gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Prespë
Korçë- Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Prespës, në qarkun e Korçës, ku prej 9 ditësh me radhë, një sipërfaqe e madhe është përfshirë dhe djegur nga flakët, me pasojë dëme të konsiderueshme në biodiversitet.
Zyrtarët vendorë të emergjencave njoftojnë se situata e rrezikshme dhe jashtë kontrollit ka bërë që të nisë edhe ndërhyrja nga ajri, e mbështetur edhe me pamje prej vendngjarjes.
Në operacion janë përfshirë avionët e ardhur nga Rumania sot (14 Gusht), në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave, për të përballuar situatën e zjarreve, që po e mundon vendin prej ditësh.
Ndërsa në terren aktualisht janë më shumë se 100 forca të angazhuara nga zjarrfikësit e qarkut, trupa të ushtrisë dhe policisë.
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare. Mjetet fluturuese vijnë si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, për t'u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit ku situata është më kritike dhe e kanë nisur me zonën e parkut të Prespës, në qarkun e Korçës.
Lajmi kryesor:
Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
4.5%
-
Jo
90.2%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasësit të Progës iu lehtësua akuza në vrasje nga pakujdesia, Gjykata e Korçës ia lë përgjegjësinë Prokurorisë! ILD nis verifikimin
14 Gusht, 15:47
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, reagon Edi Rama: Akuzën e ndryshoi Prokuroria! Mirëkuptoj indinjatën e kujtdo, që ndjehet i skandalizuar
14 Gusht, 13:35
-
Akuzat për fshehje të vrasjes së Egli Progës, Rrumbullaku: Skandaloze! Janë pa baza dhe prova! S'ka lidhje me gjobëvënien, por konflikt i çastit! E referua si 'vrasje me dashje'
14 Gusht, 11:48
-
Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike
14 Gusht, 10:47
-
Maliq/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbetjet bujqësore dhe rrezikoi firmën frigoriferike, në pranga piromani 64-vjeçar
14 Gusht, 10:14
-
'Kisha pirë gjithë ditën alkool!' Zbardhet ''alibia'' e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja Egli Progën, por t’i fusja një shpullë pasi më shau
14 Gusht, 09:44
-
Shuhet pas tre ditësh zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, grupi operacional po kontrollon terrenin për të parandaluar riaktivizimin
14 Gusht, 09:28
-
Digjet prej 9 ditësh Mali i Thatë në Parkun Kombëtar të Prespës, pritet ndërhyrja nga ajri! 100 forca po punojnë për vënien nën kontroll
14 Gusht, 09:00
-
Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike
14 Gusht, 07:21
-
DOSJA e vrasjes së Egli Progës/ ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri me Denis Meçen! Lekët e xhiros që dyshohet se i morën jetën, ja sa para kishte në xhep
13 Gusht, 17:09
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, babai akuza: Policia na gënjeu, tentoi të fshehë ngjarjen! Djali u masakrua nga gangsteri dhe u la në rrugë
13 Gusht, 15:33
-
Dy të dehur spërkasin me alkool veturën e parkuar dhe i vënë flakën, Policia e Korçës i arreston! Plagoset me biçak 75-vjeçari në Pogradec
13 Gusht, 14:43