Elvana Gjata është një nga këngëtaret shqiptare që dhuron shumë emocione kur shfaqet në skenë. Mirëpo gjithashtu është një nga të paktat që i shfaq emocionet e saj pa kompleks në koncerte. Pikërisht para një muaji teksa jepte koncertin e saj në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, Elvana është përlotur.

A post shared by Gazeta Paloma (@gazetapaloma) on

Në këto momente po këndonte baladën e saj “më fal”, pjesë e albumit “3EP”, që solli pas rikthimit të saj nga SHBA. Këngëtarja nuk i ka përmbajtur dot lotët, ndërsa i drejtonte mikrofonin publikut që ti bashkoheshin asaj në këndim.