Pesë orë protestë mjaftuan për të shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm ndaj godinës së kryeministrisë, por edhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" i cili u "zhvesh" nga gurët. Me to protestuesit e opozitës së bashkuar qëlluan ndaj kryeministrisë.
Në një video të Report TV, shihen qartë pasojat e kësaj proteste, përmes së cilës opozita kërkoi të rrëzojë qeverinë Rama, një kryeministër sipas tyre, të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Instalacioni i Kërpudhës vendosur në lulishten e godinës së kryeministrisë, u shkatërrua totalisht. Të njëjtin fat pati edhe instalacioni ndriçues i vendosur mbi derën hyrëse të kryeministrisë. Protestuesit vërshuan dhunshëm duke çarë disa herë kordonin e policisë, duke lëshuar shishe me benzinë që shpërthyen në flakë duke detyruar efektivët të largohen nga kryeministria. Kapsollë, tymues, e bomba molotov u lëshuan prej tyre derisa arritën të ngjiteshin në shkallët e kryeministrisë për të shkatëruar skelën mbrojtëse ngritur para derës. Me hekurat dhe dërrasat e skelës, protestuesit thyen xhamin e derës, duke hipur mbi skelë derisa arritën të shkatërrojnë edhe xhamat në dritaret e katit të dytë të godinës. Brenda kryeministrisë në katin e dytë të saj, gjenden akoma gurë, shishe, hekura e dërrasa.
Ekspertët kriminalistikë në vendngjarje kanë nisur të mbledhin çdo provë. E po ashtu me hetimin e nisur priten arrestime pas identifikimit të të gjithë protestuesve që shkatërruan çfarë gjetën para. Nga sheshi i mbushur me protestues, ajo që ka mbetur tashmë është një pamje e trishtë. Gjithcka që është konsumuar prej tyre, është në tokë: Shishe uji, mbetje ushqimesh. Tashmë nis puna për punonjësit e pastrimit të bashkisë së Tiranës.
Liderët e opozitës ndryshe nga protestat e tjera në këtë tubim nuk mbajtën fjalime. U bënë spektatorë të gjithckaje sa ndodhi dhe e quajtën këtë kapitullim të Ramës si kryeministër. U distancuan nga dhuna, por në asnjë rast nuk i bënë thirrje protetuesve për tu tërhequr. E quajtën dhunën skenar të kryeministrit Rama. I vetmi apel që dëgjohej ishte ai i policisë me megafonë: Tërhiquni, mos u bëni pjesë e dhunës
Duhet t kuptoni o popull qe cdo gje esht prone publike,dhe un dua t dal te protestoj se esh e drejt e cdokujt por jo te me mbledhin kta letyrat e politikes te behem xhol i tyre kaq duhet te kuptojm
Përgjigju