Pamjet/ Tjetër ‘plantacion’ me panele diellore, Rama: I shtohen fuqisë tonë për sovranitet energjetik

Gara në bllok për të parandaluar ngrohjen globale ka drejtuar shkencëtarët e inxhinierisë elektrike dhe investitorët drejt energjive të rinovueshme apo të gjelbërta prej më shumë se një dekade.

Dhe trendi më i ri janë panelet diellore, që po marrin një ‘boom’ pas parqeve eolike. Ditë më parë kryeministri Edi Rama postoi një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook nga fusha e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, që po kthehet në investim strategjik për prodhim energjie të gjelbërt me panele diellore dhe që do rrisë cilësinë dhe sasinë e furnizimit apo qëllime tregtare të shtetit.

Kurse sot ai ka postuar një tjetër video nga një tjetër ‘plantacion të mbjellë’ me panele diellore dhe në proces. Rama e quan “një tjetër investim në seri me të tillë në buqetën e re të energjisë së gjelbërt” dhe që i shtohet “sovranitetit energjik të vendit”, "për të përmbushur një objektiv strategjik”.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030???????? eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qimja: 15/08/2024 13:27

    Sa lekë i more për licensën dhe lejen, o mbret.

    Përgjigju
  • odiooo: 15/08/2024 11:21

    nuk e di ne eshte e vertete, por thuhet seketa panele kane fuqi te madhe ne terheqjen e rrezatimit te diellit. ka lidhje ky fakt me vapen 3 mujore prej 40 gradesh?

    Përgjigju
  • Boni llapi: 15/08/2024 09:33

    Bravo, Shqiperia 2030. Po nje pyetje, keta parqet e medha jan ne treg te lir dhe shesin ne burse. Energjine e shesin jasht, nuk e blen Keshi. Ku esht sovraniteti Energjitik?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?