Pampuri për Report Tv: Ngërçi i madh që kemi në PD është ‘non-grata’ e Berishës! Për këtë akuzuam zyrtarë të PS në 2021-in, nuk mund të bëjmë lojë të dyfishtë

Deputetja e PD, Oriola Pampuri tha se bashkimi i Partisë Demokratike nuk mund të realizohet me dreka dhe as duke mbledhur firma për shkarkimin e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ajo tha se interesat personale duhet të mënjanohen përballë atyre publike, duke theksuar se ngërçi më i madh ishte shpallja ‘non-grata’ e Berishës që ndante PD-në në dy pjesë.

Pampuri tha se ngërçi më i madh për PD-në është 'non-grata' e Berishës pasi për të njëjtën gjë vetë deputetët e PD kishin akuzuar zyrtarë të PS në 2021-shin. Sipas saj PD nuk mund të ketë standarte të dyfishta për të tilla çështje. 

“Bashkimi nuk mund të ndodhë as me një drekë dhe as duke mbledhur firma nëpër skuta. Bashkimi ndodh me platforma reale duke u mbështetur në disa modalitete mes dy palëve. Ashtu sikurse u diskutua mes Bardhit dhe Palokës. Kjo mundësi për të pasur kandidatë nën logon e PD-së nuk duhet kurrsesi të vendosen kushte.

Ne kemi ngërç të madh, non-gratën e Berishës.  Në në 2021, kemi akuzuar shumë herë zyrtarë të PS dhe nuk mund të bëjmë lojë të dyfishtë, duke shkelur standartet tona. Në këtë moment, duhet të kishte një bashkim të bazës me qëllim që të ofronim një opozitë të fortë përballë Ramës”-tha Pampuri.

E pyetur për rregullin e vendosur nga ministria e Arsimit ku çdo të hënë në oborret e shkollave do të këndohet Himni i Flamurit, deputetja tha se kjo është një metodë komuniste, duke shtuar se fëmijëve duhet t’u mësohet dashuria për atdheun në mënyrë tjetër dhe jo me rreshtime të tilla.

“Janë disa sjellje që të kujtojnë vitet e diktaturës. Më kujtohet kur këndonim himnin në klasë të parë dhe ishte një rreshtim alla komunist dhe nuk më pëlqente. Fëmijët duhet të dinë himnin, duhet t;u mësohet por duhet t’u largohemi këtyre standarteve dhetë gjejmë mënyra të tjera të bëjmë fëmijët të duan vendin e tyre jo me mënyra të tilla komuniste”-përfundoi deputetja e PD.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës