Faye rrëfen disa nga sekretet e krijimit të romanit të tij. “Njerëzit po izolohen gjithnjë e më shumë, solidariteti nuk ekziston më. Personazhi mashkullor i vetmuar i romanit tim është Japonia, sepse ka qenë një territor që ka qenë i izoluar për 250 vjet. Edhe Shqipëria ka qenë e izoluar për rreth 50 vjet, por imagjinata më ngacmoi një vend tjetër, Japoninë që kishte jetuar e izoluar për më shumë se dy shekuj."
Erik Faye ka folur më tej rreth marrëdhënieve me intelektualët shqiptarë pas viteve ‘90. Ai ka rrëfyer edhe për takimet e para me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. “Ismail Kadarenë e kam njohur që kur isha 25 vjeç, sepse kisha ndjekur veprën e tij dhe kisha një adhurim për të. Dhe kur u takova me të në vitet ’90 unë mësova më shumë për historinë e vendit tuaj dhe nga vepra e tij mora një leksion të mirë historie”.
Më pas Faye ka rrëfyer për Report TV sesi i ka përjetuar takimet me Kadarenë. “Unë e kam takuar Kadarenë në vjeshtën e viteve ‘89- ‘90-s, ku ishte një shkrimtar në ekzil. E takova mes një viti të rëndësishëm historik të ndryshimeve në situatën politike në Shqipëri dhe në botë. Pas bisedave që kam patur me të, shkrova një libër, ku në pjesën e parë flitet për veprën e tij, ndërsa në tjetrën flitet për historinë që i korrespondon ikjes së tij në Paris në vjeshtën e ‘90-s. Ka pyetjen historike, reflektime politike, etj".
Ndërsa në veprën e Kadaresë gjeta dimensione që nuk i kisha hasur në ndonjë letërsi tjetër, dimensione të tragjikes, të ironisë, të tragjedisë, të realizmit magjik, gjithashtu, të cilat më jepnin ndjesi që nuk i kisha takuar në veprat e tjera të përmendura në Europë. Romani i Erik Faye edhe pse e zhvillon fabulën rreth jetës së një individi të vetmuar, satirizon në thelb vetizolimin si dukuri e aktualitetit.
[gallery]24719[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









