"Panairi i Librit" çel edicionin e
17, kryefjala shkrimtari De Rada

17, kryefjala shkrimtari De Rada">
TIRANE-  Panairi i librit “Tirana 2014” ka çelur këtë të mërkurë edicionin e 17-të. Panairi do të qëndrojë i hapur për të gjithë dashamirësit e librit deri në më 16 nëntor 2014.
 
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri e ka konsideruar si një kontribut të njerëzve qe merren me letrat shqipe këtë panair, ku ka gjetur edhe mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Amerikane

Ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërise, Myzafer Korkuti është shprehur se këtë vit vijnë edhe tituj librash nga kjo akademi, ku ka veçuar kontributin për librat që do të shoqërojnë 200-vjetorin e De Radës dhe festën kombëtare të çlirimit te Shqipërisë.

Panairi i librit në Tiranë i dedikohet poetit të madh arbëresh Jeronin de Rada, me rastin e 200-vjetorit, një përfaqësues i denjë i rilindjes në letërsinë kombëtare. Duke filluar që nga hyrja e Pallatit të Kongreseve, ku do të vendoset një portret i De Radës, dhe deri te aktivitetet e shumta që do zhvillohen gjatë 5 ditëve të Panairit. Gjithashtu, krahas çmimeve tradicionale të përvitshme të Panairit, këtë vit Juria e Panairit do të japë edhe Çmimin e madh Jeronim de Rada, që do të jetë edhe kurorëzimi i veprimtarive për De Radën. Për de Radën ka dhënë një kontribut Instituti Italian i Kulturës me ardhjen e studiuesve arbëreshe dhe studimeve të veçanta në këtë panair.

Në Panairin e 17-t te Librit marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjer

panairi i librit

panairi i librit

Panairi i Librit eshte në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2013-nëntor 2014. Ky panair bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Ky është Panairi i 17-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998. Panairi do të vijojë deri më 16 nëntor 2014. Shoqata e botuesve si çdo vit organizon edhe këtë pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje