Panairi i Librit, Mandala: Kritikët
nuk dinë të përballen me De Radën

Panairi i Librit, Mandala: Kritikët<br />nuk dinë të përballen me De Radën
TIRANE- “Imagjinojnë sikur De Rada të ketë lindur sot dhe ne duhet ta ndihmojmë të rritet dhe që premtimet që janë bërë mbi studimet për të të mbahen”. Këtë e ka shprehur profesori italian Matteo Mandala në fjalën e tij për De Radën gjatë konferencës “Il ruolo culturale di Napoli nel processo di construcione del identita albanese”.
 
Një pikë me mjaft rëndësi të cilën profesori dhe studiuesi italian ka theksuar gjatë fjalës së tij është se nuk është De Rada një poet i vështirë për të kuptuar po janë kritikët të cilët nuk janë të aftë të njohin Jeronim De Radës.
 
“Më ka habitur shprehja ‘De Rada është një poet problematik’, besoj se ky problem është i kritikëve dhe jo i De Radës. Nuk duhet të mendojmë që problemi është De Rada. Problemi janë kritikët që nuk e dinë të përballen me De Radën”, tha profesor Mandala.
 
Figura e shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada është fokusuar në pjesën e rinisë së tij dhe kohës që ka jetuar në Napoli, asokohe kryeqyteti i kulturës evropiane. Jetesa në këtë vend, qasja dhe njohja me shkrimtarë të njohur të kohës kanë patur një ndikim rrënjësor në atë çka De Rada do të shpërfaqte në veprat e tij.
 
“Sigurisht ka patur ndikim edhe Leopardi, ai ka jetuar në Napoli gjatë viteve ‘30 deri në ‘36. Vihet re në lirikat e De Radës stili leopardian, e sidomos tek “Milosao””, u shpreh profesor Francesco Altimari.
 
Gjatë konferencës të sjellë nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, profesori Francesco Altimari gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të arbëreshëve në Napoli që para kohës së shkrimtarit arbëresh.
 
“Në këtë qeveri provizore 3 nga pesë ministra ishin arbëreshë dhe nuk është diçka e pa rëndësi që një komunitet i vogël të përfaqësohet me 3 ministra. Diçka e tillë vihet re në këtë komunitet i cili e identifikonte veten si grek për shkak të fesë por rrënjët tona janë shqiptare dhe kjo është një rilindje e vogël para rilindjes”, tha Altimari.
 
Aktivitete të tjera në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh do të vijojnë edhe gjatë ditëve të tjera të panairit, duke përfshirë prezantime të veprave të tij, por edhe risjellje të revistës më të njohur “L’Albanese D’Italia”, në stendën e Institutit Italian të Kulturës në Panairin e Librit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje