/ ATSH / - Viti që sapo ka nisur ka çelur gjithashtu siparin e promovimit të turizmit shqiptar. Vjena me panairin e saj të udhëtimeve dhe pushimeve këto ditë është mikpritësja e AKT-së, e cila në stendën e saj po vizitohet nga një numer i madh miqsh e të ftuarish.

Ne kete kuader, u zhvillua takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë,  Arjan Bimo dhe dy përfaqësues të tjerë të ambasadës, te cilet shtruan idene për një takim me menaxherin e përgjithshëm të panairit, Stefan Wsiak.

Gjithashtu, ishin edhe përfaqësues nga revista "Touristica Internatonal", nga tv "Travel Channel" etj.