Ky fundvit pritet të jetë më i gëzueshëm për fëmijët e braktisur, të cilët në këto ditë të ftohta dimri kanë më shumë se kurrë nevojë për mbeshtetjen e të gjithëve. Organizata për Mbështetjen e Fëmijëve të Braktisur të Shqipërisë, OSAAB organizoi sot panairin e Krishtlindjeve me përfaqësues të biznesit.

Qytetarët blenë sende ndryshme në panair, ku nuk mungonin as gatimet tradicionale dhe produktet e artizanatit nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të braktisur, ndërsa vec panarit fëmijët u bënë pjesë e atmoferës festive që u krijua, teksa heresë iu bashkuan edhe fëmijë të tjere që kishin ardhur me prindërit në këtë aktivitet.

Presidentja e OSAAB, Claudia Janiszevski, u shpreh se ky është një aktivitet i përvitshëm, për të ndihmuar sado pak fëmijët e braktisur, në mënyrë që edhe ata t’i festojnë të lumtur festat e fundvitit.

Claudia Janiszevski, Presidente e OSAAB
Që nga viti 1995, më shumë se 700 fëmijë të sapo lindur në Shqipëri janë braktisur në rrugë apo maternitete nga nënat e tyre. OSAAB përkujdeset për mesatarisht 8 bebe në muaj, gjatë kohës që ato qëndrojnë në Maternitetin e Tiranës Mbretëresha Geraldinë.

Foto të tjera
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com