Nxënësit e shkollës se “Kuqe” ne Tirane, kane marrë pjesë në organizimin e aktivitetit “Te mësuarit si sipërmarrje”. Në këtë shkollë fëmijët kanë zgjedhur të hapin një panair me produkte të siguruara nga vetë nxënësit. Për nxënësit e kësaj shkolle ky aktivitet ka një rëndësi te veçante, pasi paratë e mbledhura nga panairi t’i çojnë për bamirësi. Ndërsa për Ministren e Arsimit, ky aktivitet do t’i ndihmoje këta të rinj që në të ardhmen që integrimi i tyre në shoqëri të jetë më i lehtë. “Shkolla duhet të mundësojë zbulimin dhe zhvillimin e aftësive të cilat do të përkthehen në aftësitë e të punuarit e të jetuarit në një botë dinamike, që ndryshon me ritme të shpejta e që kërkon nxënie të vazhdueshme”, tha Nikolla. Ky aktivitet do të shtrihet në 14 institucione parauniversitare në vend.