TIRANË - "Sipërmarrja, kompetencë kyçe në arsim" ka qenë fokusi i Panarit të organizuar në shkollën e Kuqe në Tiranë, si nisëm e Institutit për Zhvillimin e Arsimit.
 
Janë përzgjedhur 14 institucione arsimore , si shkolla 9-vjeçare dhe të mesme për të prezantuar idetë e tyre në këtë panair përpara Ministres së Arsimit dhe sportit Lindita Nikolla, zv.ministres së Ekonomisë Brunilda Paskali e shumë të ftuarve të tjerë.
 
Sipas Nikollës ky aktivitet do t’i ndihmojë këta të rinj që në të ardhmen integrimi i tyre në shoqëri të jetë më i lehtë.
 
Vetë të rinjtë janë entuziast dhe të gatshëm që të ndryshojnë botën me idetë e tyre.
 
Fëmijët kanë zgjedhur që në panair të paraqiten me produkte të siguruara nga vetë nxënësit dhe ky aktivitet ka një rëndësi te veçante për ta, pasi paratë e mbledhura nga panairi do t’i çojnë për bamirësi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)