"TIRANE - Ministri i Mirëqënies Sociale por njëkohësisht edhe kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës ka marrë pjesë në çeljen në Pallatin e Kongreseve të “Panairit të Punës 2015” nga ku u ka kthyer përgjigje edhe kritikëve. Ai ka thënë se e ka nisur karrierën e tij nga puna si kamarier e madje edhe si fadromist.
Panairi është një pikë që shërben si lidhje mes punëdhënësve e punëkërkuesve dhe që këtë vit ofron 5 mijë vende pune në telekomunikacion, teknologji, ndërtim dhe sektorë të shërbimeve.
Në fjalën hapëse të këtij panairi, ministri Veliaj zgjodhi t’i lë një një porosi zëvendësuesit të tij, kur shënojnë dhe pak orë nga dorëheqja nga ministria për t’iu përkushtuar më tej garës elektorale të 21 Qershorit si kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës.
“Kam një porosi për ata që do të marrë stafetën e ministrisë së Mirqënies Sociale dhe Rinisë: Gara jonë nuk është mes s’nuk-sat e 8 viteve që ikën, gara jonë është me këtë panair me standardin që kemi krijuar deri tani, me zyrat e punësimit, me fondin e punësimit dhe ne këtë garë e kemi me veten tonë”, tha Veliaj.

Në këtë kontekst zoti Veliaj theksoi se vizioni i ministrisë që ai drejtoi për 1 vit e gjysmë janë standardet e vendosura nga mazhorancave dhe projektet e e “s’nuksave” siç Veliaj i referohet pushtetit paraardhës të djathtë i cili në 8 viteve sipas tij tha vetëm “nuk” për ndryshimet që kishte nevojë Shqipëria.
/Shqiptarja.com

VIDEO