TIRANE - Ministri i Bujqësisë, Edmod Panarit ishte në një takim me përfaqësues të Dhomës Britanike të Tregtisë. Në fjalën e tij Panariti deklaroi se, prodhimi vendas dhe veçanërisht agro-industria ka pësuar një rritje prej 5 % më shumë se një vitë më parë, duke eksportuar në 20 vende të ndryshme të botës. 

“Agroindustria, agropërpunimi ka prodhuar dhe eksportuar 5 % më shumë në krahasim me një vit më parë dhe po të kemi parasysh që ky vit ka qenë një vit i vështirë financiar natyrisht këto shenja gjallërimi të sektorit të bujqësisë janë inkurajuese”, deklaroi Panariti.

Ndërsa kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxhaj e konsediroi sektorin bujqësor si prioritar ekonominë e vendit.

“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me institucionet sic është Dhoma Britanike dhe organizata të tjera të biznesit që qëndrojnë në mes të prodhuesit dhe të konsumatorit”, tha Hoxha.
 
Në mbështetje të bujqësisë, qeveria shqiptare ka miratuar një sër masash për t’i ardhur në ndihmë këtëij sektori, duke pasur rritje të dukshme nga viti në vit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)