TIRANE- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shpjeguar aksionin e avionëve për spërkatje në kuadër të procesit të vaksinimit nga ajri. Duke iu referuar konkretisht rastit të avionit të komentuar sot për tentativë për t’u ulur në Gjadër, ministri Panariti tha se “Avionë të tipit ‘Cesna’ kanë filluar prej ditësh vaksinimin nga ajri kundër tërbimit. Fluturimet nga aeroporti Kuçovës vijojnë nën monitorim të rreptë nga aviacioni civil.
 
Ministri Panariti sqaron ndërkaq, se deri më tani ka përfunduar rreth 50% e shpërndarjes së vaksinës kundër tërbimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)