Panariti-donatorëve: Investoni, do
të japim çertifikatat e pronësisë

Panariti-donatorëve: Investoni, do<br />të japim çertifikatat e pronësisë
TIRANE - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u bëri thirrje investitorëve të orientojnë fondet pikërisht drejt zhvillimit të sektorit të bujqësisë. Duke folur në prezantimin e projektit ‘AgroCapital’ të financuar nga ‘USAID’, ministri Panariti tha se tema e financimit në bujqësi është shumë e rëndësishme.

Në fjalën e tij Panariti tha se pavarësisht rritjes ekonomike që ka njohur ky sektor, sërish kërkohen më tepër financime. “Bujqësia është sektori që pavarësisht krizës ekonomike, ende ruan rritje, ku sipas statistikave, tremujorin e dytë të vitit të shkuar, pati një rritje 3%. Megjithatë ende ky sektor ka potenciale të pashfrytëzuara dhe një nga pengesat për zhvillimin e bujqësisë, ka qenë pamjaftueshmëria e financimeve.” u shpreh ministri Panariti.

Ndërsa përmendi objektivat e institucionit që ai drejton, Panariti tha se pajisja e tokave me certifikata pronësie është hapi i parë që i duhet sektorit të bujqësisë. “Objektivi i parë është inciativa për të çuar në finale ligjin 7501, për të dhënë certifikatat e para të pronësisë, pasi në këtë mënyrë, hapet tregu i tokës dhe fermerët e kanë më të lehtë për të vendosur tokën si kolateral në bankë dhe për të marrë kredi që të zhvillojnë aktivitetin e tyre.” tha ministri ndërsa shtoi “objektiv tjetër i Qeverisë Shqiptare për të zhvilluar sektorin e bujqësisë është orientimi i financimeve në rritjen e zhvillimit. Në këtë këndvështrim, Ministria e Bujqësisë i bën thirrje gjithë investitorëve, donatorëve, bankave të orientojnë.” përfundoi fjalën e vet Ministri Panariti.

Programi ‘AgroCapital’, është një program 3 vjecar i financuar nga ‘USAID’ dhe zbatuar nga ‘Creative Business Solution’, dhe që synon të investojë 18.5 mln dollarë dhe të hapë 1150 vende të reja pune në sektorin e bujqësisë. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua