TIRANE- Të gjithë fermerët duhet të pajisen me faturë shitje, tatimore, në mënyrë që të përfitojnë nga lehtësirat fiskale. Në një takim me prodhuesit shqiptarë, ku është diskutuar çështja e TVSH për prodhimet bujqësore, ministri Panariti tha se qeveria shqiptare mbajti premtimin për heqjen e kësaj bare fiskale. Por ministri Panariti theksoi rëndësinë e pajisjes me faturën tatimore nga ana e çdo fermeri në mënyrë që të përfitojë nga kjo masë.
 
“Më heqjen e TVSH-së për prodhimet bujqësore, u ofrohet lehtësi fiskale prodhuesve, përpunuesve, eksportuesve. Qeveria shqiptare e mbajti premtimin për heqjen e kësaj bare fiskale. Kërkohet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë kësaj mase edhe fermerët, duke u paraqitur me fatura fiskale në çdo transaksion që ata do të bëjnë. Fermerët duhet të regjistrohen që të përfitojnë, do të përcaktohet qartë ndarja e kategorive”, tha ministri Panariti.
 
Ndërkaq, ministri tha se do të bëhet edhe monitorim i vazhdueshëm i tregut në mënyrë që të shmangen abuzimet, duke shmangur edhe interesin e qeverisë për një rritje të numrit të bizneseve vendase.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)