TIRANE - Mes zërave kundër për ndryshimet në nivelin e proteinave në bukë, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dorëzuar sot ambasadorit të Kosovës Ramiz Lladrovci draftin e përgatitur për sigurinë e miellit.
Në një deklaratë për mediat Panariti theksoi se drafti është hartuar sipas standardeve të BE-së dhe se tashmë është konsultuar dhe pritet të konsultohet me grupet e interesit.
“Kemi një dokument të plotë për sigurinë e miellit ku kemi propozuar nivelin e proteinave në bukë. Dokumenti është hartuar sipas standardeve të BE-së. Qëllimi është të shkojmë drejt një unifikimi të standardeve. Brenda javës që vjen ne do mbledhim sugjerimet dhe komente të cilat do i paraqesim edhe në draftin final. Për herë të parë kemi një dokument të plotë që rregullon saktë çështjet e cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe miellit. Procesi do finalizohet nga fundi i javës që vjen”, tha ministri Panariti.
Ministri më herët ka hedhur poshtë pretendimet se ka një luftë tregtare në këtë drejtim më Kosovën.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO