TIRANE, 20 Nentor /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti tha të enjten në komisionin e Ekonomisë, se do të merren masat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve.
Duke raportuar për projekt-buxhetin 2015, ministri Panariti u shpreh se,  kërkohen fonde shtese 2 miliardë lekë për t'i investuar ne kanalet e kullimit, me qellim  parandalimin e  përmbytjeve.
"Kemi punuar në kushte të renduara me reshje të dendura. Dhe ky bllokim ndodhi edhe në Lezhë, pak ditë më parë ku pati përmbytje, hidrovorët u fikën dhe krijuan situatë tejet të rënduar ."- është shprehur Panariti duke argumentuar se eshte e nevojshme  furnizimi i garantuar i hidrovoreve me energji.
Kjo është edhe arsyeja që sipas tij, OSHEE duhet të sigurojë furnizim me energji të garantuar për hidrovorët  përmes linjave te dyta e.xh/f.n/