Kështu deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti sot pas inspektimit në hidrovoret e Lezhës. I shoqëruar edhe nga drejtues të pushtetit lokal, Panariti tha se qeveria shqiptare ka në plan të parë zhvillimin rural dhe, sipas tij, investimet do të jenë të mëdha edhe në projektet anti-përmbytje.
Panariti kërkoi edhe bashkëpunim me drejtues të pushtetit vendor për të ndihmuar në sistemimin e kullimit përmes hapjeve të kanaleve të dyta dhe të treta.
Puna e nisur për rikonstruksionin e hidrovorit të Tales duhet të kishte përfunduar në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa aktualisht kapaciteti i tij është në 15 metër kub në sekondë, ndërsa bëhet e ditur se deri në fund të këtij muaj ky hidrovor do të vihet në funksion me kapacitet të plotë, për të shmangur përmbytjet në komunat: Zejmen, Kolsh dhe Shënkollë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)