Ministri i Bujqesise Edmond Panariti, vizitoi sot një nga komplekset e rritjes së shpendëve në rrethin e Korçës.
 
Panariti u shpreh se sektorit të shpendtarisë i është dhënë mbështetje e madhe që do të vijojë edhe në të ardhmen me qëllim rritjen e prodhimit vendas.
 
“Në 4 vite, sektorit te shpendtarisë i dhamë mbështetje të madhe. Në 4 vitet e ardhshme, do të ndikojmë në rritjen e prodhimit vendas, me qëllim uljen e importit të mishit të pulës. Arna është një investim modern, që është mbështetur dhe nga projektet e subvensioneve dhe të tjera të tilla që duan të ngrihen janë prioritet i joni. Ministria e Bujqësisë do të jetë mbështetës i investimeve që i shërbejnë rritjes së prodhimit vendas dhe shtimit të fuqisë punëtore”, tha Panariti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com