BUDAPEST- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti në Budapest u shpreh se roli i të rinjve dhe të grave në fermat familjare në Shqipëri po rritet. Ministri Panariti, gjatë qëndrimit në Budapest ka folur u shpreh se numri i të rinjve që po merren me bujqësi në Shqipëri sa vjen e shtohet.
Sipas ministri Panariti, “pas viteve ‘90 ndodhi një fenomen kur rinia e braktisi fshatin dhe u largua në emigracion ose u dynd drejt qendrave urbane.”
“Në bujqësi mbeti vetëm mosha e tretë, ku sipas statistikave deri në vitin 2008 mosha mesatare e forcës së punës në bujqësi ishte mbi 40 vjeç. Por vitet e fundit gjithçka po ndryshon. Për shkak të krizës ekonomike në vendet fqinje, Greqi e Itali, shumë emigrantë po kthehen, mes tyre mjaft të rinj. Duke qenë se gjithë sektorët e tjerë janë në ulje, i vetmi sektor që ofron punë është bujqësia, ndaj këta të rinj qe kthehen i janë kthyer tokës, i janë kthyer bujqësisë, - u shpreh Ministri Panariti.
Duke iu referuar Agrobiznesit që u zhvillua në Tiranë, ministri Panariti tha "se aty pa mjaft shembuj të rinjsh që kishin ardhur të prezantonin produktet e tyre dhe nuk kishin studiuar për veterinari apo agrobiznes, por për juridik, ekonomik, shkenca sociale etj dhe tashmë ishin bërë bletarë e blegtorë shumë të suksesshëm.
Por ky trend duhet të vazhdojë pasi ende 30 % e të punësuarve në bujqësi janë mbi 64 vjeç, pra një numër shumë i madh i të moshuarve vazhdojnë të punojnë në bujqësi dhe ky trend duhet të përmbyset në favor të të rinjve."
"Përsa i përket rolit të gruas: - tha ministri Panariti, - "në Shqipëri ky rol lë për të dëshiruar."
Bujqësia dominohet nga burrat. Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 21 527 gra të punësuara në bujqësi, një numër i vogël krahasuar me burrat që janë 329 389, statistike kjo e vitit 2012.
“Në fakt në fermat familjare janë gratë që luajnë rol të rëndësishëm, gratë bëjnë 96 % të punës në fshat. Qeveria jonë do të përgatisë një plan masash për të mbështetur në skemat financiare rritjen e rolit të grave dhe të rinjve në bujqësi”, tha në fjalën e tij ministri Panariti.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com